Nesër fillon diskutimi për amendamentet për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura

Shpërndaje

Kryetari i Komisionit për Sistem Politik Aleksandar Kiracovski, për nesër e ka caktuar diskutimin e amendamenteve për propozim-ndryshimet për Kodin Zgjedhor.

Ai tha se diskutimi do të fillojë me amendamentet e BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së, edhe pse për shkak të numrit të madh nuk beson se do të përfundojë para lëshimit të Kuvendit më 11 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për dy propozim-ligjet të partive më të vogla, i pari për një njësi zgjedhore dhe i dyti për lista të hapura, BDI dhe OBRM-PDUKM kanë dorëzuar mijëra amendamente.

Vetëm BDI për propozim-ligjin për një njësi zgjedhore ka dorëzuar 1544 amendamente, ndërsa për lista të hapura 2190 amendamente.

Por ky numër nuk është përfundimtar, pasi sipas burimeve në Kuvend, amendamente tjera akoma po arrijnë. Jozyrtarisht mësohet se numri i amendamenteve do të jetë 14 mijë.