Nis takimi Ahmeti – Mickoski

Shpërndaje

Në këto momente ka nisur takimi ndërmjet liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe kryetarit të VMRO – DPMNE- së Hristijan Mickoskit të cilët do të bisedojnë rreth formimit të Qeverisë teknike, njofton Shenja.

Për të njëjtën temë, një orë më vonë Mickoski do të takojë kryeministrin aktual Zoran Zaev, në ambientet e Qeverisë. Mickoski dhe Zaev do të bisedojnë për emërimet e funksionarëve në Qeverinë teknike, kryeministrin teknik, dy ministrat teknik dhe 5 zëvendës ministra teknik.

Para Mickoskit, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev do të prezentojë funksionarët e kësaj partie të cilët do të emërohen në Qevernë teknike. Po ashtu gjatë takimit Zaev –Mickovski pritet të diskutohet edhe për ndryshimet e modelit zgjedhor, nga gjashtë njësi në një njësi zgjedhore.