Pas disa përpjekjesh, aeroplani aderon në Shkup, shpërthejnë duartrokitjet!

Shpërndaje

Për shkak të mjegullës së dendur në Shkup, aeroplani i linjës Memmingen-Shkup (fluturimi W67728) ateroi me vështirësi dhe me gjysmë ore vonesë.

Pas disa përpjekjeve mbi Shkup, për të zbritur në aeroportin e kryeqytetit, piloti njoftoi se për shkak të mjegullës po drejtohet për të zbritur në Prishtinë, por pas 15 minutash tregoi se kushtet atmosferike janë përmirësuar mjaftueshëm për të aderuar në Shkup, përcjell gazetari i TV21 që njëkohësisht ishte pasagjer.

Sapo rrotat e avionit prekën tokën pasagjerët nisën të duartokasin. Përndyshe sot disa fluturime janë anuluar nga aeroporti i Ndërkombëtar i Shkupit, e krejt kjo për shkak të mjegullës së dendur.