Pas takimit me Ramën e Zaevin, Vuçiq thotë se kanë arritur shumë marrëveshje konkrete

Shpërndaje

Takimi në Tiranë mes tre liderëve ballkanik, Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev, ka përfunduar.

Lidhur me këtë takim i cili është i treti rajonal për Ballkanin Perëndimor, është presidenti serb Aleksandar Vuçiq ai i cili është deklaruar duke pohuar se me Edi Ramën dhe Zoran Zaev u dakorduan për disa çështje, njofton Klan Kosova.

‘’Jemi pajtuar për integrimin më të madh të autoriteteve emergjente, veprimin e përbashkët të zjarrfikësve dhe njësive policore në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmeteve dhe të ngjashme”, është shprehur ai.

Vuçiq gjithashtu përmendi se takimi tjetër do të jetë në fund të janarit në Beograd dhe do të jetë historik.

“Tashmë para fundit të vitit, ne do të kalojmë kufirin vetëm me një letërnjoftim, dhe ajo që është më e rëndësishme për ne është që krijojmë softuer që të gjithë e kanë pranuar. Ashtë jemi rënë dakord që të kemi një treg të vetëm të punës’’.

‘’Kështu, nëse një shqiptar ose maqedonas lëviz në Serbi, mjafton të përdorësh telefonin ose kompjuterin e tij dhe të aplikosh për një vend pune. Pra, nëse një shqiptar shkon në Serbi dhe dëshiron të punojë, ne do t’i kemi tashmë informacionet e tij, sepse jemi në rrjet”, thotë ai.

Aleksandar Vuçiq në fund të adresimit të tij tha se që nga 1 dhjetori, kanë krijuar një inspektim fito-sanitar, që po përpiqet të afrohen edhe me Dogana.