Përl.eshje e ar.matosur në Aleksandar Pallas në Shkup

Shpërndaje

Mbrëmë në orën 03:35 është paraqitur se është gjua*jtur me ar*më zjarri në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup, ndërkaq në incident ashtu siç njoftojnë nga MPB, nuk ka të lënduar.

“Më 01.12.2019, rreth orës 00:35 është paraqitur gjua*jtje me ar*më zjarri në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. Persona të lënduar nuk ka. Sipas të paraqiturës në restorantin e hotelit kanë qëndruar E.I. (21), E.I. (25), O.B. (35), K.I. (41) dhe L.Q. (25), tre persona kanë filluar të gju*ajnë ndaj tyre. Atëherë L.Q., zyrtar policor i cili nuk ka qenë në punë, ka gjua*jtur me ar*më nga pis*toleta zyrtare ndaj tyre, pas së cilës ata janë larguar”, thonë për Portalb.mk nga MPB, duke shtuar se po punojnë në pastrimin e rastit.

Alsat mëson së gjurmët e të shtë*nave pas mesnatës në Hotelin Aleksandar Palas të çojnë në Haraçinë. Sipas burimeve të tyre, një makinë Tuareg në të cilën ka pasur dy pushkë automatikë është gjetur në afërsi të fshatit Haraçinë. Është raportuar se në parkingun përballë hotelit Aleksandar Palas është nga përplasja me ar*më dhe është dëmtuar një makinë e tipit Fiat..