Rama: Duhet bërë Laçi i 2020-s, banorët t’i nxjerrë policia nga banesat e dëmtuara

Shpërndaje

Janë 58 pallate me më shumë se 20 hyrje se cili që duhen shembur në Laç, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç e Kurbin ku pa nga afër gjendjen e pallateve të dëmtuara.

Në një prej tyre, Rama pa një banore që ende jetonte në godinën e rrezikshme dhe i kërkoi të shkonte në bashki për të marrë bonusin e qirave, teksa kërkoi që zyrtarët që merren me këtë punë të kërkojnë edhe ndihmën e policisë për t’i nxjerrë jashtë këtyre godinave njerëzit.

Biseda zonja e Laçit dhe Rama:

Rama: Pse rrini aty, apo për qejf?

Banorja: Ku të shkojmë?

Rama: Aty ku kemi thënë ne.

Banorja: Nuk ka vende.

Rama: Të merrni bonusin e qirasë dhe të shkoni atje, e mos rrini aty, hajt se ju nxjerrim ne mos ki merak. Muhabet kot. Shkoni merrni policinë e nxirrini jashtë.

Një tjetër banore: Kam shkuar në hotel në Shëngjin.

Rama: Hë, mirë atje?

Banorja: Nga 6 mijë lek paguajmë rrugë vijmë shof shpinë.

Rama: Po pse apo të morri malli të shohësh shpinë, hej Zot.

…Nuk ia vlen, duhet me i shemb të gjitha e me i garantu…me u angazhu urgjent planifikimin e kësaj e me këtë rast të plotësohen të gjitha nevojat me infrastrukturën e shërbimeve dhe projektin e kanalit të tmerrit që i përmbyt këta ka 200 vjet. është rasti për ti rilindur 100 herë më mirë. E gjitha kjo duhet bere lagje e re, Laçi i 2020-s”, tha Kryeministri teksa inspektonte zonën.