Reshje bore në Mavrovë e Strazhë, nuk raportohen pengesa në trafik

Shpërndaje

Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa dhe në vendet malore, sidomos në pjesët veriperëndimore dhe jugperëndimore të vendit. Në pjesët e tjera të vendit rrugët janë vende-vende të lagështa.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informon se reshje të borës me intensitet mesatar vërehen në Mavrovë, ku vende-vende ka mbetje të borës së lagësht.

Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në grykat malore Strazhë dhe Pletvar, por nuk paraqesin pengesë për zhvillimin normal të qarkullimit.