Sa është gjuha shqipe “gjuhe zyrtare” në Maqedoninë e Veriut?

Shpërndaje

Sa eshte gjuha shqipe “gjuhe zyrtare” ne Maqedonine e Veriut?
(Sipas shkences, jo sipas politikes!)

Shkruan: Dervish Alimi

Një gjuhë zyrtare, e quajtur edhe gjuhë shtetërore, është një gjuhë që i jepet një status juridik i veçantë në një vend, shtet ose juridiksion tjetër. Në mënyrë tipike, gjuha zyrtare e një vendi i referohet gjuhës së përdorur në qeveri (gjyqësor, legjislaturë, administratë). Shprehja “gjuhë zyrtare” nuk i referohet zakonisht gjuhës së përdorur nga një popull ose vend, por nga qeveria e tij, pasi “mënyra e shprehjes së një populli nuk mund të ndryshohet me asnjë ligj”.

Zgjedhja e një gjuhe zyrtare është shpesh e diskutueshme. Alternative e të pasurit një gjuhe të vetme zyrtare është “shumëgjuhësia zyrtare”, ku një qeveri njeh gjuhë të shumta zyrtare. Sipas këtij sistemi, të gjitha shërbimet qeveritare janë në dispozicion në të gjitha gjuhët zyrtare. Secili qytetar mund të zgjedhë gjuhën e vet të preferuar kur bën biznes. Shumica e vendeve janë shumë-gjuhëshe dhe shumë gjuhë janë zyrtare. Shembuj të shumëgjuhësisë zyrtare janë Tajvani, Kanada, Filipinet, Belgjika, Zvicra dhe Bashkimi Evropian.

Guhet gjysem-zyrtare dhe rajonale

Gjuha shqipe ne RMV

Pra, jo rastesisht elementi kryesor i definimit te nje gjuhe zyrtare eshte fakti se sipas këtij sistemi, të gjitha shërbimet qeveritare janë në dispozicion në të gjitha gjuhët zyrtare dhe secili qytetar mund të zgjedhë gjuhën e vet të preferuar kur bën biznes.

Nese nuk permbushet ky kriter, ku secili qytetar nund te zgjedhe gjuhen e vet te preferuar kur ben biznes apo kur deshiron t’i shfrytezoje sherbimet qeveritare, dhe kur perdorimi i kesaj gjuhe eshte i kushtezuar te shkoje ne çift -krahas me gjuhen tjeter te popullates dominante te vendit si gjuhe e domosdoshme shoqeruese (maqedonase), atehere zyrtariteti i gjuhes se popullates se dyte per nga perqindja ne vend (shqipe), eshte i “pergjysmuar” (ndare pergjysem me maqedonishten), edhepse ajo eshte e lejuar ne nivel lokal dhe ne kontakte individuale me organet qendrore por jo ne tere territorin e vendit dhe aspak ne nivel nderkombetar (pra eshte gjuhe rajonale), kjo (pra gjuha shqipe) mund te konsiderohet vetem si gjuhe gjysem-zyrtare apo rajonale.

Raste te ngjashme:

Ne BE, pesë gjuhë rajonale evropiane gëzojnë statusin e një gjuhe gjysmë-zyrtare. Këto janë: skotishtja, galishtja dhe vellsishtja, të njohura në Mbretërinë e Bashkuar; dhe gjuha galike, katalonase dhe baske, të cilat dy të fundit, janë gjuhë bashkë-zyrtare në Spanjë, së bashku me, ndër të tjera, gjuhet korsishte, oksitanishte dhe bretonishte, që janë gjuhët rajonale në Francë por nuk gëzojne status zyrtar.

P.S. Keto paragrafe jane disa ekstrakte te punimit tim te lexuar ne Konferencen e fundit shkencore ne UT, me titull: “Gjuha standarde, letrare dhe/apo zyrtare, kur dhe si?!