SHQIPTARËT NUK DUHET TË KËRKOJË DRITË MES DY FAQEVE TË ERRËTA TË POLITIKËS

Shpërndaje

(Sidomos opozita shqiptare në Maqedoni nuk dallon me asgjë nga pozita, partitë në pushtet, përveç retorikës, metodave të propagandës, kontrolluesve të saj nga prapaskena, burimeve financiare dhe ambicieve për pushtet.)

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Shërbimet e huaja sekrete ende investojnë shumë ndër shqiptarët, për ndarjen dhe konfrontimin mes tyre mbi baza fetare, ideologjike, krahinore, partiake dhe të tjera. Fatkeqësisht, këtë shërbim ndaj qarqeve të huaja armiqësore ua bëjnë edhe partitë e pozitës (pushtetit) edhe ato të opozitës, të lidhura me pushtetin.

Polarizimi i shoqërisë shqiptare, duke i lidhur shpresat me partitë politike të pozitës (pushtetit) dhe opozitës (të lidhur me pushtetin), duke mos e kuptuar se ato përbëjnë një front të ndarë për interesa personale dhe grupore, jo forca të reja progresive, edhe për gjatë kohë do ta mbajnë peng lirinë, bashkimin dhe përparimin e shqiptarëve, për mosarritjen e qëllimeve të përbashkëta kombëtare.

Shqiptarët më tepër se kurë kanë nevojë për riorganizimin e lëvizjes së tyre politike, me forca të reja të organizimit, me koncepte të reja, njerëz të pakomprometuar dhe profesionistë që do ta çlirojnë popullin shqiptar nga ankthi politik, nga bandat kriminale të sjella dhe mbajtura në pushtet nga shërbimet e huaja sekrete, përmes medieve në shërbim të tyre, grupeve të interesit dhe oligarkëve të pangopshëm, të cilat së bashku e kanë katandisur popullin shqiptar në këtë gjendje tepër të mjerueshme, saqë çdo faktor i jashtëm ka mundësi ta pushtojë, ta sundojë si robin më fatkeq, të shndërruar në rob pa ide lirie, përparimi dhe progresi, mes popujve të tjerë të përparuar të botës.

Politikanët e korruptuar dhe bandat kriminale që e kanë katandisur popullin shqiptar në këtë gjendje nuk mund ta qeverisin dhe sundojnë edhe më tej këtë popull, pa dhënë llogari për dështimet dhe krimet e derisotme gjatë qeverisjes së tyre, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe viset tjera shqiptare.

Drejtuesit e partive politike të shqiptarëve, që kanë qenë në pushtet apo opozitë deri më sot, janë shkurre të ushqyera nga të njëjtët plehra, mos harroni!

Zgjohuni shqiptarë, kërkoni mes juve liderë të rinj që do t’u prijnë në ditët e reja që po vijnë, për lirinë, bashkimin dhe përparimin e shqiptarëve kudo që janë, mos pritni nga plehrat të rrezatojnë florinj!

Të gjithë popujt dhe shtetet përreth nesh janë zgjuar me kohë, kanë pastruar me të kaluarën e errët komuniste dhe ideologjitë reaksionare, vetëm ndër ne shqiptarët mbeturinat e atyre regjimeve ende mbahen në krye të vendin dhe nderohen si shpëtimtarë. Ky përbën mjerimin më të madh për këtë popull, pengesën kryesore dhe hendekun e pakapërcyeshëm nga duhet të kalojnë shqiptarët nga errësira në dritë.

(3.XII.2019)