“Target-Fortesa”, mediat largohen nga salla e gjyqit

Shpërndaje

Vazhdoi gjykimi për rastin “Target Fortresa”, përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e pajisjeve të përdorura për atë qëllim. Prokurorja Lençe Ristoska kërkoi që gazetarët të largohen nga salla e gjyqit me qëllim që dëshmia e njërit nga dëshmitarët të mos ndikojë mbi dëshmitë e mëtejshme, kështu që publiku nuk e di se çfarë deklarate dha sot punonjësi i MPB-së, Vllatko Gjorgjievski. Përveç tij, dëshmoi edhe Marjan Jankullovski, i cili ka qenë operativ në detyrë për të futur numrat në aparatin për përgjim. Atij, të pandehuri Nadica Nikoliç, Sasho Mijalkov dhe Toni Jakimovski i parashtruan më shumë pyetje.