Të drejtat dhe aspiratat demokratike të shqiptarëve në Maqedoni kanë LEGJITIMITET NDËRKOMBËTAR

Shpërndaje

SHKURT e ME NJË FJALË

Shkruan: Nijazi Muhamedi

Të drejtat dhe aspiratat demokratike të shqiptarëve në Maqedoni kanë LEGJITIMITET NDËRKOMBËTAR,

që don të thotë janë të drejta dhe aspirata që njihen në dokumentet dhe instrumentet e së drejtës ndërkombetare dhe europiane,pra,nuk janë të drejta “te shpikura” nga mendja jonë.
Heqja dorë nga ky legjitimitet demokratik ndërkombëtar në mbrojtjen e këtyre të drejtave(si pjesë integrale e të cilave janë edhe të drejtat gjuhësore kolektive dhe individuale) ,si e drejtë e pacenueshme e gjuhëve autoktone në tokë të vet dhe e popullit që e flet atë gjuhë, duke e zëvendësuar atë me “lypje të drejtash në copëza nëpër bodrume qeveritare për tuxhari politike”përbën një poshtërim të shemtuar të cilin nuk do të pranonte ta duronte asnjë popull,pra as populli shqiptar në Maqedoni.
Meqë çdo mohim i këtij legjitimiteti ndërkombëtar(nga brenda ose nga jashtë) i këtyre të drejtave në rrafshin kolektiv dhe i autoktonisë së një populli prekin edhe në integritetin e Shqipërisë,tash edhe në të ardhmen;janë poshtnim edhe për Shqipërinë si shtet dhe për shqiptarët si komb..!
Cilido shtet që ngritet mbi mohimin e autoktonisë si popullit tjetër në atë territor, në të drejtën ndërkombëtare njihet si shtet ILEGJITIM, pra,shtet i ngritur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, dhe pa LEGJITIMITET DEMOKRATIK, nga e cila buron e drejta e popullit autokton të mohuar që ta kontestojë legjitimisht atë shtet..!