Thaçi, Kurtit: Mirësevjen në ditën që ke propozuar, në orën 15:00

Shpërndaje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi bëri të ditur se do e pres kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në takim konsultatin për mandatim të kryeministrit për krijimin e qeverisë, ditën që ky i fundit kishte propozuar, më 6 janar.

Në adresimin e tij të fundvitit për media, Thaçi tha se e mirëpret Kurtin, përderisa e përcaktoi edhe orën e takimit.

“Mirëpres faktin që pas ftesës së 3-të, Kurti ka pranuar dhe i është pergjigjur. Ditën që ka propozuar, Kurtin e pres në zyrën time në orën 15:00”.