Thaçi: Me dëshirë do t’i drejtohesha Kuvendit me një fjalim, por s’kam kujt t’i flas

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit me gazetarë tha se viti 2019, ishte vit i progresit. Ndër proceset e rëndësishme, ai ka përmendur edhe zgjedhjet e 6 tetorit. Mes tjerash, presidenti Thaçi tha se ‘qytetarët kanë folur dhe është përgjegjësi e partive politike të marrin përgjegjësinë që kanë marrë’.

Ai ka folur edhe për takimin me Albin Kuritn, të cilin thotë se e pret të hënën në orën 15:00 në zyrën e tij.

“Unë mirëpres faktin që pas ftesës së tretë, zoti Kurti ka pranuar, pra i është përgjigjur ftesës sime, kështu që ditën që është pajtuar zoti Kurti, do ta pres në orën 15:00 në zyrën time”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Thaçi ka thënë se ai do të duhej t’i adresohej Kuvendit me një fjalim për fundvit, mirëpo s’ka kujt t’i drejtohet.

“Është obligim kushtetues i Presidentit të vendit, që t’i drejtohet Kuvendit të Republikës një herë Brenda vitit. Me dëshirën më të madhe do të shkoja në parlamentin e Kosovës, por për fat të keq aktualisht nuk kam kujt t’i drejtohem. Pres që në kuadër të kompetencave dhe respektimit të ligjit, në javët e para të janarit të kemi funksionalizimin e Kuvendit dhe t’i drejtohem deputetëve”, tha presidenti Thaçi.