Ushtria turke, dron me mitraloz të rëndë

Shpërndaje

Turqia do të jetë vendi i parë që do të blejë një dron të ri ushtarak të armatosur me mitraloz dhe të pajisur me krahë robotikë që shërbejnë për të zbutur zmbrapsjen nga të shtënat e plumbave.Mitralozi ka aftësinë të lëshojë 15 plumba në një breshëri të vetme, dhe droni mban në total 200 fishekë.

Droni është zhvilluar nga Asisguard, një kompani teknologjike në Ankara, e specializuar për teknologji ushtarake.

Droni do të përdorë një sistem me laser për të garantuar sa më shumë saktësi në shënjestër, ndërkohë që krahët robotikë do ta mbajnë të qëndrueshëm duke eliminuar shtytjet.