Vajza me probleme psikike, 4 ditë në rrugë, autoritetet reagojnë me vonesë

Shpërndaje

Rrugët e Çarshisë së Vjetër janë bërë vendbanim për këtë vajzë e cila 4 netë i kaloi para xhamisë Qose Kadi. Pas fotografive të publikuara në rrejtet sociale, TV21 shkoi për ta vizituar. Ajo nuk pranonte të komunikojë me ne. Banorët na thanë se nuk dëshiron të komunikojë as me ata.

Ekipi ynë lajmëroi policinë dhe Kryqin e Kuq me qëllim që ajo të mos kalojë edhe një natë të ftohtë aty.

Pasi arriti ekipi i policisë dhe Kryqi i Kuq, u munduan ta bindin që ta strehojnë diku por ajo refuzonte të shoqërohet nga Kryqi i Kuq.

Sandra Tomovska nga Kryqi Kuq tha se përderisa ajo refuzon të pranojë ndihmëm e tyre, ata nuk mund ta marrin më zor, vetëm mund t’i ofrojnë ndihmë aty ku është duke qëndruar.

Sipas procedurave ligjore, as policia nuk mund ta marrë atë me dhunë për ta dërguar në ndonjë qendër strehimi, ose në spital këtë mund ta strehonte Qendra sociale ose Kryqi i Kuq.

Përfaqësuesi i Qendrës Sociale kërkoi asistencë të policisë për ta marrë atë, po si duket gjithçka rezultoi pa sukses.

Tv21 alarmoi edhe Ndihmën e Shpejtë por ata na thanë se do të vijnë vetëm nëse i lajmëron policia. Megjithatë ata nuk u përgjigjën as në thirrjen e policisë në atë moment.

Ndihma e Shpejtë erdhi 4 orë pasi ne qëndruam aty, dhe sikur të mos mjaftonte vonesa e tyre, ata ndaluan ekipin e TV21 që t’i filmonte.

Mësuam se ajo është dërguar në Klinikën psikiatrike sepse u konstatua se është me probleme të shëndetit mendor. Vajza, më përpara mësohet që dy herë të jetë larguar nga Qendra Psikiatrike e Shkupit.