Vetëm në mëngjesin e sotëm, 11 tërmete godasin Shqipërinë

Shpërndaje

Nga 26 Nëntor, ku një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë, i cili ishte prej 6.3 shkallësh, prej asaj kohe, Shqipëria, kryesisht rrethi i Durrësit ende nuk është qetësuar nga dridhjet.

Njëjtë ndodhi edhe orët e para të kësaj të diele, ku për 9 orë Shqipërinë e goditën plot 11 tërmete, edhe pse fuqia e tyre nuk ishte shumë e madhe.

Sipas EMSC, bëhet e ditur rreth orës 02:30 Durrësin e goditi një tërmet prej 4.5 shkallësh.

Para tij, tre të tjerë më të dobët e prekën Shqipërinë, një prej 3.1, tjetri 3.3 dhe 2.3.

Ndërsa, tërmeti prej 4.5 u përcoll nga një 2.8 në Tiranë, 2.3, 2.9, 2.5, 3.0 dhe 3.5 në Detin Adriatik.