VV: Vuçiç, një kri.minel lu.fte vjen të pozojë si bamirës

Shpërndaje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka mbajtur sot një konferencë për shtyp përpara hyrjes së hotel “Rogner” në Tiranë ku ka vendosur një baner me mbishkrimin: “Këtu një kri*minel lu*fte po vjen të pozojë si bamirës”.

Ky mesazh i referohet vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ditën e premte në Tiranë, në kuadër të takimit të “shengenit ballkanik”.

Kryetari i Bordit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqiëpëri, Enis Sulstarova, tha para mediave se qeveria në Shqipëri po përpiqet që një kri*minel lu*fte si Aleksandar Vuçiç ta paraqesë si bamirës të të prekurve nga tërmeti i nëntorit, duke tentuar t’ia shpëlajë figurën Vuçiçit.

“Shqiptarët e dinë se presidenti i Serbisë ka qenë Ministër i Informacionit gjatë kohës kur regjimi i Milosheviçit ka kryer mas*akra të shumta në Kosovë. Ushtria dhe paramilitarët serbë kanë vr*arë e mas*akruar me mijëra civilë, nuk kanë kthyer mbi 1600 persona që mbeten të pagjetur, kanë dhunuar 20 mijë gra e vajza, kanë shkatërruar mbi 100 mijë shtëpi, kanë vjedhur artefaktet kulturore e fondin pensional, kanë shkatërruar mbi 50% të traktorëve dhe të bagëtisë në Kosovë, dukë bërë që Serbia t’i ketë borxh kombit shqiptar mbi 20 miliardë euro si dëmshpërblime lu*fte”, tha Sulstarova.

Sipas tij, Qeveria Vuçiç vazhdon ta lu*ftojë pavarësinë e Kosovës dhe punon pa u ndalur kundër interesave të kombit shqiptar.

“Sot që Kosova njëzëri refuzon të marrë pjesë në një takim ku ministri i Milosheviçit paraqitet si bamirës, interesi kombëtar na thotë se të njëjtin qëndrim duhet të mbante edhe qeveria e Shqipërisë”, vijoi ai.

Sulstarova njoftoi se këtë të premte në orën 17:00 në lulishten “Qemal Stafa”, përballë hotel “Rogner”, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje do të zhvillojë një aksion simbolik paqësor për të shprehur kundërshtimin ndaj vizitës së Aleksandër Vuçiç dhe “mini-shengenit ballkanik”.

“Vuçiç nuk mund ta shmangë drejtësinë duke dhënë lëmoshë. Ai mbetet persona non grata për shqiptarët. Ftojmë qytetarët të na bashkohen këtë të premte për të shprehur njëzëri kundërshtimin tonë”, përfundoi Sulstarova.