Zaev: Zgjedhjet nuk anulohen, më 3 janar do të jap dorëheqje

Shpërndaje

Zgjedhjet nuk anulohen. Unë më 3 janar do ta dorëzoj dorëheqjen në Qeveri. Parlamenti duhet ta konstatojë dorëheqjen dhe me këtë bie e gjithë qeveria. Të njëjtën ditë presidenti Pendarovski duhet t’i japë mandat Oliver Spasovskit i cili duhet ta propozojë qeverinë e re dhe parlamenti ta votojë, deklaroi kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev sonte në konferencën për shtyp në të cilën i bëri të ditura vendimet e Bordit Ekzekutiv dhe Bordit Qendror që Spasovski të jetë kryeministër i qeverisë teknike.

Konfirmim për seriozitetin se nuk ka anulim të zgjedhjeve, tha, janë zgjidhjet kadrovike të dakorduara për qeverinë teknike.

“Dhamë fjalën,ndërsa edhe opozita qëndronte në fjalën dhe sot e rrumbullakoi pakon e ligjeve në Kuvend që duhet të realizohen nga 1 janari. Mbetën ligjet të cilat mund të sillen në janar dhe mund të zbatohen vitin e ardhshëm”, theksoi Zaevi duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në selinë e partisë.

I filluam, tha, afatet ligjore – njëqind ditët nga dita e zgjedhjeve. Theksoi se LSDM-ja nuk heq dorë nga një njësi zgjedhore që është mirë për shtetin dhe të gjithë.

“Për një njësi zgjedhore mund të vendosim deri më 12 shkurt gjegjësisht 60 ditë para zgjedhjeve derisa punon Parlamenti. Ne nuk heqim dorë nga kjo çështje, ndërsa edhe kolegët nga partitë më të vogla, bashkësitë më të vogla etnike janë pro dhe duan. Ky është premtim i yni parazgjedhor. Duhet që edhe partitë e tjera politike, si VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja të ulen, ndërsa unë nesër do ta hap edhe atë çështje, nëse zotëri Mickoski dëshiron të flasë. Është mirë nëse për këtë vendosim me koncensus. Nesër do ta shfrytëzoj takimin me njeriun e parë të partisë më të madhe opozitare, ndoshta do të gjejmë zgjidhje të caktuar”, tha Zaevi.

Në seancat e Bordit Ekzekutiv dhe të Bordit Qendror sonte u vendos që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski të jetë kryeministër në qeverinë teknike nga 3 janari i vitit 2020 deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 12 prillit. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska do të jetë zëvendëskryeministre për Çështje Ekonomike, në vend të Koço Angjushevit. U zgjodhën edhe dy zëvendësministra shtesë në qeverinë teknike – Sllavjanka Petrovska në MPB dhe Sanella Shkrijel – në MPPS.