​Rama viziton fëmijët e lindur në orët e para të Vitit të Ri

Shpërndaje

Takimi me nënat më të reja për 2020, ka qenë vizita e parë për kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili mëngjesin e sotëm ka takuar edhe ekipin e mjekëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Kreu i qeverisë përgëzoi stafin mjekësor për përkujdesjen dhe angazhimin maksimal dhe duke iu uruar 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur. Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve. “Gëzuar nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin e do të presin fëmijë në vitin e saponisur. Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur ardhjen e bebeve”, shkruan Rama pas vizitës në maternitet.