​Tragjedi në Shutkë, dy fëmijë humbin jetën nga shpërthimi i zjarrit (Foto)

Shpërndaje

Një tragjedi ka goditur lagjen e Shuto Orizarit këtë pasdite, ku nga zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi jetën kanë humbur dy fëmijë.

Sipas informacioneve të para, në shtëpi kanë qenë 4 fëmijë, prej të cilëve dy kanë arritur të shpëtojnë.

Viktimat janë një djal dhe një vajzë, të cilët besohet të jenë të moshës 3 dhe 1 vjeç. Dy fëmijët kanë qenë brenda shtëpisë ku pas zjarrit është shembur çatia.

Raportohet se zjarri filloi në orën 13:25, ndërsa për shuarjen e zjarrit ishin angazhuar 15 zjarrfikës, derisa dyshohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi elektrik.

Pritet që rezultatet e mjekësisë ligjore të përcaktojnë saktësisht shkakun e tragjedisë.