Adili: Nëse nuk arrihet koalicioni trepalësh, do ta mbështesë këtë parti

Shpërndaje

Veprimtari i njohur nga Kërçova, Gafurr Adili insiston që të arrihet koalicioni i shumëpërfolur trepalësh.

Ai thotë se, nëse nuk arrihet ky bashkëpunim do ta mbështesë Lëvizjen BESA.

“Koalicioni duhet të bëhet 3 palësh: ASH-LB-AA;

Në të kundërtën, nëse do të bëhet vetëm ASH-AA, unë dhe përkrahësit e mi, do ta mbështesim Lëvizjen Besa!”, është shprehur Adili.

Ky i fundit ka qenë i pranishëm në të gjitha aktivitetet partiake të partive opozitare shqiptare në Kërçovë.