Aliu thumbon Grubin: Paturpësisht e plasoni si të arritur padrejtësinë që vet e sollët!

Shpërndaje

Analisti politik Qenan Aliu, nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka goditur rëndë Deputetin e BDI-së, Artan Grubi i cili nëpërmjet paraqitjes së tij në opinion u mundua që t’ia atribuojvetes dhe partisë së tij, si sukses miratimin e ligjit të ri për të punësuarit në administratë, ligj të cilin edhe pse diskriminues për administratorët, shqiptarë e kishin kaluar në heshtje gjatë vitit 2014/2015, në kohën kur kryeministër ishte Gruevski, e këta nuk guxonin ta hapnin gojën.

Ja se çfar shkruan analisti Aliu:

Ju keni të drejt të propagoni, por edhe ne kemi të drejtë për t’ju deshifruar hipokrizinë tuaj!
Subjekti politik (BDI) i cili me të gjithë ata që gjindeshin në seancën plenare të kuvnedit (2014/2015) e votuan plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për administratorët shtetëror, me të cilin u ligjësua ky diskriminim dhe padrejtësi, e i cili ashiqare target kishte resurset kadrovike shqiptare (sepse Vmro-Dpmne ka vepruar si ka dashur vetë).

Sot, përmirësimin e kësaj padrejtësie paturpësisht e plasojnë si të arritur të madhe.
Ju keni të drejt të propagoni, por edhe ne kemi të drejtë për tju deshifruar hipokrizinë tuaj.
(q/a)