Ambasada gjermane publikon listën e dokumenteve që duhen për t’u pajisur me vizë pune

Shpërndaje

Ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar rregullat e reja për shtetasit shqiptarë që kërkojnë të pajisen me një vizë pune.

Sipas ambasadës, viza e punës është e domosdoshme për të udhëtuar drejt Gjermanisë dhe për të përfituar një të tillë, aplikimi duhet të bëhet pranë Ambasadës.

Ajo tërheq vëmendjen se njoftimet me përmbajtje të ndryshme nga ajo e publikuar naga ambasada, që qarkullojnë në media nuk janë në përputhje me ligjet gjermane në fuqi.

“Ambasada gjermane në Tiranë sjell në vëmendje që shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të kenë nevojë të pajisen me vizë pune, nëse duan të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani; për këtë vizë duhet të aplikohet pranë Ambasadës gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë.

Njoftime, me përmbajtje të ndryshme nga kjo, të cilat qarkullojnë pjesërisht edhe në media, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.’ – thuhet në njoftimin e Ambasadës.

*Listën e plotë të dokumenteve dhe mënyrën e aplikimit e gjeni Këtu