Ambasadori amerikan për rastin “Pronto”: Askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet

Shpërndaje

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar ndaj vendimi të sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se luftimi i korrupsionit është detyrë e të gjithëve dhe se askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet.

“Luftimi i korrupsioni është detyrë e të gjithëve, askush nuk duhet të jetë i lirë nga hetimet. Nëse dyshoni për mashtrim në punësimet e ambasadës amerikane, prokurimin ose programet, duam ta dimë”.

Gjithashtu ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione për mashtrim në rekrutimin e punëtorëve në ambasadën amerikan në Prishtinë, qoftë në prokurim apo programe, ta lajmërojnë atë.