Behgjet Pacolli tregon për herë të parë pasurinë marramendëse

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm në Detyrë i Kosovës, ka treguar për herë të parë pasurinë e tij. Pacolli deklaron se si politikan më shumë ka humbur se sa ka fituar dhe se kompanitë e tij në Kosovë nuk kanë përfituar asnjëherë nga politika. “Unë kam humbje, unë praktikisht nëse sot duhet të heq një vijë unë e shoh se politka më ka kushtuar jashtëzakonisht shumë.

Asnjëherë kompanitë e mia në Kosovë nuk kanë përfituar prej politikës, asnjëherë politika nuk ka vendosur për kompanitë e mia. Në Kosovë unë sot kam kompani të ndryshme me mbi 5500 të punësuar.

Jam i bindur se kompanitë e mia në Kosovë janë si shembull”, u shpreh Pacolli të hënën i ftuar në ‘Opinion’. I pyetur se sa pasuri ka, tregoi se këtë pyetje janë të shumtë ata që ia bëjnë.

“Të punosh në mënyrë intensive ashtu si kam punuar unë që nga vitet ‘76 është e pamundur që ti të mos përfitosh diçka. Unë kam krijuar së pari një kompani shumë presitigjoze. Vlera e kësaj kompanie është mbi 800 milionë euro dhe më tepër”, tha ai.