Daut Haradinaj: Avni Hyseni deri në frymën e fundit luftoi për atdhe

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kujtuar veprën e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Avni Hyseni, i cili ka ndërruar jetë një vit më parë pas një sëmundje të rëndë.

Haradinaj përmes një postimi në facebook ka thënë se Hyseni deri në frymën e fundit ishte shembull se si luftohet për atdhe dhe si mbrohet Kosova.

Postimi i plotë:

Sot nderuam veprën e luftëtarit të tri luftërave çlirimtare.
Avni Hyseni ishte një njeri me vlera të larta kombëtare, i rrethuar me shumë burra të Rugovës dhe i brumosur nga ta, ai deri në frymën e fundit ishte shembull se si luftohet për atdhe dhe si mbrohet Kosova.
I përjetshëm kujtimi për Avniun dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për atdhe.