Dy familje në Fushë-Kosovë që pesë ditë të përmbytur nga ujërat e zeza

Shpërndaje

Një lagje e Fushë Kosovës, ka pesë ditë që është përmbytur nga ujërat e zeza. Punëtorët e ujësjellësit reaguan sot, por problemi nuk u sanua tërësisht. Kompania i fajëson banorët se po i mbushin pusetet me mbeturina. Gjithashtu Komuna ka treguar se në këto lagje të Fushë-Kosovës ka shumë shtëpi që janë ndërtuar pa përmbushur kriteret e nevojshme për kanalizime. Të paktën dy familje ankohen se tash e pesë ditë janë duke u ballafaquar me problemin e ujërave të zeza me të cilat janë mbushur oborret dhe shtëpitë e tyre.