Familja 7 anëtarëshe jeton në varfëri të skajshme

Shpërndaje

Albina ka lindur dhe është rritur në këtë shtëpi që çdo ditë rrezikon të shembet. Deri më sot, që ka mbushur të dhjetat ajo nuk ka bërë gjumë në shtrat të butë e të ngrohtë, por gjithmonë bashkë me vëllezërit dhe motrat e saj ka fjetur mbi një batanije të hollë të shtrirë në tokë duke ndjerë të ftohtin dhe lagështinë. Kjo, për shkak se familja 7 antërëshe Zekiri nga Haraçina bën jetë në kushte jashtëzakonisht të vështira me mungesë të kushteve elementare. Pavarësisht varfërisë dhe mungesës së veshmbathjes, Albina nuk heq dorë nga mësimet e shkollës, detyrat e shtëpisë i kryen në tokë.

Unë fle në tokë edhe këtu i bëj detyrat, më vjen ftohtë..A keni me çka të mbuloheni, ta shotni shtratin? Jo, veç nga një batanije të hollë e kemi. Edhe unë kisha dashur ta kem një dhomë që t’i bëj detyrat sikur shoqet e mia. S’kam tesha për në shkollë mi vesh –thotë Albina 7-vjeçare.

Kryefamiljari Ramiz Zekiri për momentin ishte në spital dhe i gjithë kujdesi për shtëpinë kishte rënë mbi supet e zonjës së shtëpisë, 47 vjeçaren Sebahate Zekiri. Ajo mes lotësh rrëfen për mungesën e ushqimit dhe rrënimin e disa pjesëve të shtëpisë, madje thotë se fëmijët e saj po mendojnë ta braktisin shkollën për shkak të varfërisë.

Me shku në shkollë e me t’i kërku 50 den, mos me pas me ja dhënë shumë keq..thotë ato para që mi jepni vetëm fotokopje të bëj, bukë nuk ha, por kot, kur nuk i ke edhe ato.. Edhe shtëpia e shkatërruar, llamperia ka ra, veç në llamperi është, i ftohti hy prej lart, shiu hy prej lart, vërshimet kur ishin këto janë bë krejt ujë, i kam nxjerr jashtë dhe i kam tha, çdo herë që bie shi këtu pikon – thotë Sebahate Zekiri, e ëma e Albinës.

Stina e pranverës është gëzimi më i madh për familjen e Zekiri pasi, siç thotë Sebahatja qepët janë më çmim të volitshëm dhe të njëjtat servohen më shpesh në sofrën e bukës..

Kanë dal qepët e reja, më shumë qepë të reja. E bëj bukën vet dhe e hamë me qepë, shumë shpesh ju bëj pite me qepë po edhe për atë duhet vaji, krejt po duhet me i pas…Valla boll zorr, ma keq nuk ka, nuk e di…jam ni keq kur ka lyp bukë përshmebull, i kam thënë nuk ka, nuk e di çka me të dhënë, mere bukën thatë, nuk kam dit me çka me ja dhënë, nuk disha, krejt me të bleme, paret ku ti marrim – shton Sebahate Zekiri.

Të ardhurat e vetme në familjen Zekiri nga Haraçina janë ato të ndihmës sociale në vlerë prej 3 mijë denarëve. Ngjashëm si vëllezërit dhe motrat e saj edhe Albina shpreson se një ditë gëzimi dhe kushtet më të mira për jetë do të vijnë për këtë familje.

Melihate Rustemi

Të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+389 70 647 680

Ramiz Zekiri