Fotografia më prekëse e luf.tës në Kosovë: Pamje që s’do të harrohet kurrë

Shpërndaje

Luf*ta e fundit në Kosovë ka thyer mijëra zemra, krahas krimeve të pamëshirshme që serbët kanë kryer te popullta kosovare, e një pamje e tillë e prekëse është edhe kjo fotografi, e një fëmije kosovare derisa i jep lamturmirën babait, nga dritarja e autobusit

Nëse hasni në këtë fotografi në internet, përshkrimi është ky: “Një vajzë po i thotë lamtumirë babait të saj, të cilin mund të mos e ketë parë më kurrë”.

Familja e saj, sikur edhe shumë të tjera janë ndarë në mënyrë të detyrueshme gjatë luf*tës së vitit 1999 në Kosovë. Fotografia është bërë në Prishtinë, teksa një autobus me shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë. Megjithatë, fati i familjes së kësaj vogëlusheje nuk dihet.

Kujtojmë, që në këtë luf*të u dëbuan 800,000 kosovarë nga territoret e tyre nga forcat barbare serbe, u vr*anë 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luf*tëtar të UÇK’së e të tjerët qytetarë të thjeshtë.

Gjatë luf*tës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Më poshtë ju sjellim edhe detaje tjera:

Një faqe në Facebook “Fotografitë që bëjnë historinë” ka shpërndarë një fotografi të një vogëlushjeje që ishte duke i thënë lamtumirë babit të saj më 1999, shkruan IndeksOnline.

Aty thuhej se një autobus me shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë e një vajzë e vogël po e përshëndeste babin e saj që nuk e dinte se a do të bashkohej më me të.

Mirëpo, pasi që e lexon përshkrimin e kësaj fotoje, Rina Bulliqi tregon se është vet ajo.

“Nëse hasni në këtë fotografi në internet, përshkrimi është ky: “Një vajzë po i thotë lamtumirë babait të saj, të cilin mund të mos e ketë parë më kurrë”. Familja e saj, sikur edhe shumë të tjera janë ndarë në mënyrë të detyrueshme gjatë luf*tës së vitit 1999 në Kosovë. Fotografia është bërë në Prishtinë, teksa një autobus me shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë. Megjithatë, fati i familjes së kësaj vogëlusheje nuk dihet”, shkruhej mbi fotografi.

Ndërsa, tanimë një vajzë e rritur, Rina ka thënë se është hera e parë që po e sheh këtë fotografi. Ndësa e kuptoi se është ajo pasi që kishte lexuar historinë.

Bulliqi ka thënë se jo të gjithë kanë pasur fatin që të bashkohej me familjarët e saj, sikur ajo.