FRASH me aksion simbolik godet politikat që detyruan trurin të ik nga vendi (Foto)

Shpërndaje

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH), sot me aksion simbolik, të cilin e ka realizuar përpara godinës së Qeverisë së Maqedonisë së Meriut ka shfaqur ekspozitë të diplomave të të rinjve që u larguan në megrim, si pasojë e politikave të udhëhequra nga partite qeverisëse, përcjell in7.

“Ne sot këtu, para qeverisë, jemi mbledhur për të thënë atë që shumë të rinjë dhe prindër duan ta thonë dhe tregojnë. Është fjala për gjenocidin modern të quajtur “brain drain” që kjo qeveri dhe shumë qeveri para saj ua kan bërë dhe po vazhdojnë tua bëjnë të rinjëve në këtë shtet, duke i përzënë nga vendlindjet e tyre njerëzit të cilët me shumë mund u shkolluan dhe ëndërruan që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ne sot, këtu para qeverisë po ekspozojmë diplomat dhe fotografitë e vëllezërve dhe motrave tona të cilët edhe përkundër shkollimit dhe sakrificës që bënë për t’u kualifikuar, u detyruan t’i lënë shtëpitë e tyre dhe u larguan për një jetë më të mirë në vendet e Evropës Perëndimore. Këta janë mjekët që kur sëmuremi nuk i gjejmë më nëpër spitale në sistemin tonë shëndetësor të rrënuar, mësuesit që mungojnë nëpër shkollat e sistemit tonë arsimor të gjunjëzuar, dhe ndërmarrësit që nuk krijojnë vende pune në shtetin tonë- të tretin në ranglistë me përqindjen më të ulët të papunësi së të rinjëve në botë. Këto janë, me një fjalë, fatkeqësia jonë”, thonë nga FRASH.

Ata më tej thonë se qytetarët investojnë në shkollimin e fëmijëve të tyre, kurse qeveritë e deritanishme të Maqedonisë së Veriut, me politikat e tyre po i largojnë pikërisht këta persona nga vendi.

Sipas tyre përveç migrimit të kësaj kategorie të qytetarëve, një pjesë që po mundohen të qëndrojnë stoikisht këtu, e që kanë diploma fakulteti dhe masteri po ballafaqohen me papunësinë, përcjell in7

“Ky dëm që po na bëhet ka kosto jashtëzakonisht të madhe. Taksapaguesve të këtij shteti u kushton mbi 30 mijë euro që një i ri të shkollohet. Pra, ne investojmë në shkollim ndërsa qeveritë tona largojnë mesatarisht mbi 1500 njerëz të kualifikuar për çdo vit pa asnjë kthim. Përveç diplomave të atyre që kanë migruar, me ne kemi edhe diploma fakulteti e masteri të njerëzve që janë këtu dhe që janë të papunë. Siç duket, të gjith neve si të rinj të shkolluar na pret vetëm një fat, e ai është largimi nga shtëpitë tona sikur të përndjekur nga ky sistem që po na mbyt”, thonë nga FRASH.

Ata thonë se kjo qeveri në ikje, e respektivisht komponenti shqiptar në të, mbajnë fajin për këtë fatkeqësi tonën kolektive, për të cilën dikush duhet të jape llogari përpara qytetarëve dhe bëjnë thirrje urgjente që të ngrihen alarmet e emergjencës për këtë qe po ndodh.