Gafurr Adili do ta padisë Zvicrën

Shpërndaje

Gafurr Adili: REAGIM DHE SQARIM PUBLIK

S’i vijon: – Zvicrën do ta padis (në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strazburg) për shkelje flagrante të drejtave të mia njerëzore. Pse? Sepse, edhe në Shek. XXI, unë kam qenë dhe jam njeriu (shqiptari) më i diskriminuar; Sepse, deri në Tetor të Vitit 2019, nga Zvicra nuk kam qenë i njoftuar me asnjë shkresë se paskam ndalesë 20 vjeçare. Por, vetëm në Tetor të vitit të kaluar (2019), përmes rrugëve diplomatike, te Gjykata e Kërçovës ma kishin dërguar një njoftim (të shkruar) se kam ndalesë 20 vjeçare (nga 3 Shtator 2003 dhe deri në Shtator 2023) dhe më sygjeronin që, në afatin prej 20 ditësh tiu dërgoj një kërkesë (me shkrim) për heqjen e ndalesës, gjë që unë e bëra, por…. Arsyetim: Gjithçka shkruhet në këtë njoftim (kliko te linku dhe…..) janë theshemnaja dhe asgje tjetër.

Mbi bazën e këtyre thashemnajave, në 1 korrik të vitit 2003 më arrestuan në Tiranë, por asnjëra nga këto “akuza” (thashemnaja) nuk u vërtetua nga gjykatat e Tiranës; Përkundrazi, nga Gjykata e Apelit të Tiranës (në Prill 2004) u shpalla i pafajshëm. Por, qëllimi kryesor i ndalesës së hyrjes s’ime në Zvicër ka qenë dhe, edhe refuzimi i kërkesës s’ime, është që unë të mos mundem t’i marr mbi 450.000 frangat zviceriane të pensionit invalidor, të fituar në vitin 1998 për shkak të punëve të rënda (nga 1 shtatori 1985 dhe deri në fund të dhjetorit 1993) në dy fabrika në Zvicër, ku për pasojë u sëmura (hernie discale L5, S1) te boshti kurrizor.

Ja disa nga argumentet kokëforta: Pensionin invalidor prej 5.800 frangash, të fituar në vjeshtë të vitit 1998, në Korrik 2004 ma ndërpreu Zvicra. Vendimin ma dërguan në adresën t’ime në Tiranë dhe unë e ankimova këte vendim. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi që, përderisa nuk jetoj në Zvicër, pensioni invalidor të jetë 2.500 franga zviceriane me prapa-pagim nga 1 Korriku i vitit 2004; Por, këtë vendim e ankimoj Enti Invalidor dhe Gjykata e Shkallës së Dytë e rikonfirmoj vendimin e Shkallës së Parë. Enti Invalidor edhe këtë vendim të Gjykatë së Shkallës së Dytë e ankimoj në Gjykatën Supreme të Zvicrës.

Gjykata Supreme (në Tetor të vitit 2008) e konfirmoi vendimin e dy gjykatave që pensioni invalidor të jetë 2.500 franga (me prapa-pagesë nga 1 Korriku 2004 dhe….); por, nga ana tjetër e pranoj edhe kërkesën e avokatit të Entit Invalidor që, meqenëse janë mbushur 10 vjet, unë të shkoj në Kontroll Mjeksor. Në vjeshtë të vitit 2009, kohë kjo kur Shqipërisë ende nuk i ishte hequr regjimi i vizave, Enti Invalidor më dërgoj ftesën për kontroll mjeksor, me të cilën ftesë unë duhej të shkoja të veja vizë te Ambasada Zviceriane në Tiranë. Me këtë rast, përmes një shkrese, unë e njoftova Entin Invslidor se, unë nuk e kisha asnjë dokument udhëtimi, prandej….. Përgjigja e tyre (me shkresë) ishte: ” Zoti Adili, jeni i lutur të na njoftoni kurdo që të pajiseni me dokumend udhëtimi (pasaportë) që ne tua caktojmë terminin e kontrollit”.

Gjatë qëndrimit t’im 14 vjeçar në Tiranë dhe në Durrës (Korrik 2003 – Shtator2017), edhe përkundër kërkesave të mia (3 herë), autoritetet e Republikës Shqipërisë nuk ma dhanë Pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Por, në vjeshtë të vitit 2017, pasi u paisa me dokument udhëtimi (pasaportë) të Maqedonisë, e njoftova Entin Invalidor të Zvicrës, të cilit, bashkë me kopjen e pasaportës, ia dërgova edhe shkresën e tyre të vitit 2009 dhe kështu (nga Shtator 2017 dhe deri në Maj 2019) filluan komunikimet e mia (me shkesa) me Entin Invalidor, por në fund (në Qershor 2019) na doli e famshmja ndalesë. Dhe, kjo më doli në 11 Qershor 2019, kur unë udhëtova (me avion) nga Shkupi në Basel të Zvicrës, ku më ndaluan 4 orë në Aeroport dhe, me arsyetimin se kam ndalesë të hyja në Zvicër, më gjobitën edhe me 700 euro gjobë. Por, edhe përkundër këmbënguljes s’ime (gjatë 4 orëve të izolimit në Aeroportin e Baselit) nuk më dhanë asnjë vendim apo njoftim të shkruar se jam i dënuar me ndalesë dhe as sa vite qenka kjo ndalesë. Një njoftim me shkrim, dhe jo vendim, siç e ceka edhe më lart, në Tetor 2019 ma kanë dërguar (përmes kanaleve diplomatike) te Gjykata e Kërçovës, përmes të cilit më njoftonin se në 3 shtator 2003 ma paskan shqiptuar ndalesen 20 vjeçare për deri në shtator të vitit 2023 dhe, siç e ceka edhe më lart, më sygjeronin që, në afat prej 20 ditësh unë tua dërgoj një kërkesë (me shkrim) për heqen e ndalesës, gjë që unë e bëra, por që ata e paskan refuzuar kërkesën t’ime. Pse?! Sepse, siç e ceka edhe më lart, me vendim të tre shkallëve të gjykatave (të Parë, të Dytë dhe Supreme) duhet të më paguhet pensioni invalidor mujor (prej 2.500 frangash) me prapa-pagesë nga 1 Korriku i vitit 2004, pension ky që deri më tani e ka kaluar shifrën e mbi 450.000 frangash zvicrriane; Sepse, në 5 Janar të vitit 2024 unë do i mbush 65 vjet dhe nga 5 Janari 2024 do të duhet ta përfitoj pensionin e pleqërisë dhe me këtë rast edhe do t’i humbas paratë e mia, të pensionit invalidor. Pra, pikërisht për këtë arësye, edhe ndalesën e kanë caktuar 20 vjeçare, deri nè 3 Shtator 2023, dhe po për këtë arësye e kanë refuzuar edhe kërkesën t’ime për heqjen e ndalesës!!! P. S. Ashtu siç Enti Invalidor i Zvicrës (në Korrik të vitit 2004) ma dërgoj vendimin te adresa e ime në Tiranë, edhe Policia Federale e Emigracionit ka mundur të më njoftojë për ndalesën, por unë jamë shumë i bindur se kjo ndalesë është shpikur më vonë dhe konkretisht, pasi unē (në Tetor 2008), edhe me Vendim të Gjykatës Supreme Zviceriane, e rifitova pensionin invalidor (prej 2.500 CHF) me prapa-pagesë nga 1 Korriku i vititit 2004, por me kushtin e Kontrollit Mjeksor. Kërçovë, më 28 Janar 2020.