Grabitet një barnatore në Shkup (Foto)

Shpërndaje

Sot rreth orës 10:35 është grabitur një barnatore në rrugën Xhon Kenedi në Shkup. Një person me thikë ka kërcënuar punonjësit e barnatores duke grabitur 2.500 dentarë nga kasa.

Policia po punon në kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit. Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë regjistruar dy grabitje, njëra në një market në rrugën “Gjorgji Pop Hristov”, tjetra në një kazino në lagjen e Kisela Vodës.

Foto e postuara janë nga grabitja e një barnatore tjetër në Shkup:

Një postim në mediat sociale tregojnë pamjet e një grabitjeje në një barnatore ku personi që ka postuar video dhe më pas është fshirë, shkruante se ishte në Kapishtec.

Pamjet tregojnë se bëhet fjalë për barnatoren Zegin, në të cilën dy punonjësit janë kërcënuar me ar*më nga një i maskuar.

Sipas informacionit nga MPB-ja, dje rreth orës 5.45 pasdite në Shkup, një barnatore ëhtë grabitur nga një person i maskuar dhe i ar*matosur i ka kërcënuar punonjësit.

SPB-Shkup po merr masa për zbardhjen e çështjes.