Gruaja tenton ta vr.asë ish-pronarin e një televizioni në Shkup, për t’ia grabit pasurinë (Foto)

Shpërndaje

Tre ditë pas festave të fund vitit, mbrëmjen e 3 janarit është su*lmuar në tentim për vr*asje ish-pronari i TV Era, Abdulla Mehmetaj nga bashkëshortja e tij, Arlinda Memetaj, raporton KOHA.

Ngjarja ka ndodhur në ora 02 e 40 minuta pas mesnate. Deri sa çifti si zakonisht ka qenë duke fjetur, vik*timës gjumin ja ka nxjerrë jastëku mbi fytyrën e tij, ndërkohë që ai nuk ka mundur të lëvizë për shkak se ka qenë i lidhur me litarë, nga këmbët dhe duart. Për fat të mirë vik*tima ka arritur të çlirohet dhe deri sa kishte marrë veten nga god*itjet e marra dhe shtrëngimet në frymëmarrje, duke zbritur në katin përdhes të banesës ku banojnë në një lagje të Shkupit ai përsëri është god*itur nga A.M. me çekan disa herë në kokë, nga ku vik*timës i janë shkaktuar të ça*ra në kokë.

Në prononcim për gazetën KOHA, Abdulla Memetaj thotë se për momentin ndodhet i shtrirë në spital, jashtë rrezikut për jetë dhe konfirmon rastin në fjalë. Sipas tij, arsye e kësaj ndodhie ka qenë pasuria e tij. Ai gjithashtu thekson se në marrëveshjen pronësore dhe të pasurisë me A.M nënvizohej kushti që ajo të kujdeset për të deri sa të jetë gjallë. A.M për momentin është ligjëruese në universitetin e AAB-së në Prishtinë.