Grubi tregon të arriturat: Zgjodhëm emrin, kemi hyrë në NATO dhe jemi në prag të anëtarësimit në Bashkim Evropian

Shpërndaje

I nderuari Mandatar, ministra te propozuar,

Të nderuar qytetarë,

Më 11 dhjetor, pas dy dështimeve që te organizojme zgjedhje te parakoheshme dhe pas nje situate te jashtezakonte, ne vitin 2016, me ne fund u mbajten zgjedhje dhe rezultati doli fort i ngushte, 51 me 49 dhe BDI 10 duke u shenderuar ne faktor vendimtar dhe percaktues.

Ne rrethana te jashtezakonta dhe shpresoj qe te mos perseriten asnjehere me, ne vendosem qe te percaktohemi per shumice te re parlamentare e cila garantonte integrim, ndryshim kushtetute, barazi gjuhesore.

Ky mandat i kesaj perverje te legjislativit she ekzekutivit eshte jashtezakonisht e sukseseshme per sa i perket te gjitha prioriteteve tona programore, partiake, shteterore.

Arritem per here te pare qe njeri nga te zgjidhet Kryetar Kuvendi, kryetar te federatës së futbollit, dhe njejte si edhe me heret qr zgjodhem Ministër te Mbrojtjes, Ministër i Punëve të Brendshme, Avokat të shtetit dhe të popullit si dhe pozitat tjera, ky vend i joni i perbashket vetem ka fituar.

Bashke:

– Bëmë dygjuhësinë në të gjitha institucionet e shtetit

– Rrumbullakësuam pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit

– Zgjodhëm emrin, mbyllëm kontestin me Bulgarinë, ndryshuam kushtetutën

– Hymë në NATO dhe jemi në prag të anëtarësimit në Bashkim Evropian

– Rritëm rrogën minimale, rritëm rrogat në administratë, rritëm ndihmesën sociale, siguruam pagesën për fëmijën e tretë, larguam taksën radiodifuzive dhe provimin ekstern për nxënësit,

– Punësuam, sollëm investime të huaja dhe vendore,

– Themeluam agjensinë dhe inspektoratin e gjuhës,

– Themeluam ansamblin kombëtar, perfunduam teatrin shqiptar.

– Themeluam Ministrinë e re dhe e avansuam sekretariatin

– Miretuam Ligji për “22 nëntori”, ligji për tregjet e gjelbërta,

– Perpiluam dhe Zbatuam deklaraten e perbashket.

– Ndertuam Shkolla, spitale, cerdhe, rrugë, infrastrukturë, salla sportive

– Hoqëm kufinjtë me Kosovën dhe Shqipërinë

– Përfunduam kufirin Bellanc – Stancic

– U nis procedura per rrugen Shkup – Bllacë

– Miratuam ligjin per kufirin Llojan – Miratoc

– Fituam zgjedhjet presidenciale, fituam zgjedhjet lokale, ngadhnjeu koncepti i konsensualitet si politike e jona

– Shpresoj qe bashke me opoziten ne kete mandat te miratojme edhe ligjin për avansimin e administratës dhe njohjen e arsimimit gjate ketij muaji.

Keto dhe shume te tjera i beme bashke duke shenuar mandatin me te suksessshem deri me sot dhe duke zbatuar programin tone gati se ne 100% te realizimit.

Por duhet te konstatojme qe Drejtesia joselektive vijon te zbatohet nga prokuroria dhe gjyqesori te cilet veprojne dhe vendosin sipas telefonates e jo sipas ligjit.

pikeriaut kjo paraqet prioritet tonin te ardhshem bashke me me luften kunder Korupsionit dhe krimit te organizuar.

Kete mangesi qe pengon sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe barazine duhet te zgjidhen me instrumentin e VETINGUT.

Pa e zgjatur me teper, ne sot po realizojme nje obligim ligjor per te zgjedhur qeverine teknike per te zbatuar zgjedhjet e parakoheshme.

Ju qe jeni ketu, e dini se tek ky moment erdhi pas mbledhjes se keshillit te bashkimit evropian ne muajin tetor te vitit te kaluar.

Pikerisht ky eshte mesazhi per kete qeveri dhe per cdo tjeter qe vjen ne te ardhmen.

Mesazhi eshte:
Kthim mbrapa nga Marrevehja e Ohrit, marreveshja e Prespes dhe ajo e fqinjesise se mire nuk ka dhe nuk mund te kete, as nga kjo, e as nga cilado qeveri.

Ju uroj pune te mbare.