Hipokrizi e skajshme e uratave të politikaneve drejtuar qytetarëve të cilët bëjnë keq e urojnë mirësi

Shpërndaje

Shkruan: Ejup Berisha

Politikanët I kanë bërë më shumë se gjysmën e njerëzve të dëshpërohen të cmenden e të vetvriten e disa I kanë detyruar edhe të largohen përgjithmonë prej vendlindjeve të tyre dhe dalin si ujku para deleve viktimave të tyre pra njerëzve që tu urojnë fat, gëzime, suksese dhe lumturi për Vitin e ri. Këtë pra e bëjnë politikanët shqiptar të cilët 364 ditë tërë kohës përkujdesen që tu bëjnë shumë të këqija qytetarëve që një ditë të dalin para tyre me buzqeshje falco dhe të tharët që atyre tu urojnë mirësi, dashuri dhe përparim. Sa qudi këta me një dorë ledhatojnë me dorën tjetër apo dhe me dy kembet I godasin pamëshirshëm qytetaret.

Pse nuk bejnë të paktën një vepër të mirë për njerezit këta politikan me qëllim njerèzit vetë ti lavdërojnë politikanët e jo këta ta lavdërojnë vetëveten dhe atë pa bërë asnjë vepër të mirë. Më thuani ju lutem se a ka hipokrizi më të madhe se kjo.Ketyre duhet te mos tua pranosh uratat dhe deshirat e tyre të rreme dhe të pasincerta e tu thuash merrni mbrapa ato se nuk na duhen fare.