Humbën jetën dy persona, pulikohet videoja e aksidentit në Tiranë

Shpërndaje

Ditën e sotme është shënuar aksidenti i parë me vdekje për vitin 2020. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku për pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur viktimë dy persona. Dy viktimat kanë qenë një burrë dhe një grua.

Bëhet me dije, se një nga personat që humbi jetën në aksidentin e sotëm është identifikuar si Erion Balla, 36 vjeç, ndërsa gruaja është identifikuar me inicialet H.S. 72-vjeçe.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur “Xhamlliku”. Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca, ndërsa forcat e policisë kanë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve, Edmond Murati dhe Eljon Lazri, të cilët gjithashtu kanë pësuar lëndime. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar prej një nga automjetet e përfshirë në aksident.

Ndërkohë, janë publikuar dhe pamjet të cilat janë kapur nga kamerat e sigurisë që ndodhen në atë zonë. Siç shiheh në video, Golf-i i pret rrugën automjetit tjetër duke i prishur ekulibrin. Nga pamjet duket se si automjeti tjetër del nga rruga dhe më pas përplas dy këmbësorët për vdekje./BW/