I vihet flaka veturës së ish ministrit të BDIsë

Shpërndaje

I është vënë flaka veturës së ish ministrit të ekonomisë, Driton Kuçi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa flaka ka kapluar gjithashtu edhe disa vetura tjera të cilat kanë qenë në afërsi, transmeton Zhurnal.

Nga MPB thonë se në SPB Shkup është denoncuar se në një garazhë nëntokësore në Shkup është shkaktuar zjarr në disa vetura.

Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se tërësisht është djegur vetura “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, ndërsa pjesërisht ishin dëmtuar një veturë Pezho dhe Mercedes. Persona të lënduar nuk ka.

Kjo nuk është rasti i vetëm së fundmi në shtetin tonë. Nga të gjitha rastet e fundit të djegjeve të veturave, policia nuk ka informata për asnjërin prej shkaktarëve.