Kasami nga Kërçova: BDIja nuk punon për kërkesat e shqiptarëve. Platforma ‘BESA’ serioze dhe reale

Shpërndaje

I pari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me udhëheqësinë e partisë që ai drejton, sonte kanë qendruar në Kërçovë, ku kanë prezentuar platformën ‘BESA’ , e cila ka katër shtylla kryesore: Barazinë, Ekonominë, Stabilitetin dhe Ardhmërinë.

Kasami mes tjerash deklaroi se BDIsë nuk i interesojnë programet dhe nuk punon për kërkesat e qytetarëve. Sipas tij, platforma ‘BESA’ është platforma më serioze dhe më reale dhe meriton të votohet.