Kërcënohet Arben Taravari (Foto Dokument)

Shpërndaje

Kryetari i komunës së Gostivarit njëherit dhe Sekretar Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është kërcënuar përmes facebook nga një profil me emrin Pero Pecanovski dhe Darko Damjanovski, shkruan INFOMAGAZIN.

Sipas postimit të D.Damjanovski, Arben Taravari cilësohet si Ballist dhe akuzohet sipas tij për ”zhbërje të shtetit” kurse komentuesi tjetër Pero Pacanovski thotë “maskite i qutek” që sipas informacioneve bëhet fjalë për person zyrtarë i punësuar në M.P. Brendshme si policë.

Organet kompetente deri në këto momente nuk janë prononcuar nëse janë ndërmarrë masa për rastin në fjalë.

Sipas kodit penal, më saktë neni 144 (rrezikim i sigurisë) ky lloj kërcënimi përbën vepër penale për të cilën ligji parasheh dënim nga 1 deri në 5 vite burg.

Pritet që organet hetuese të marrin masa konkrete për kapjen e autorit për të cilin ekzistojnë informacione se bëhet fjalë për një policë.

Në këtë faqe janë kërcënimet ndaj Taravarit: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=723077388099229&id=189254638148176