Kosovë/ Mësoi vdekjen e të birit, ndërron jetë edhe nëna

Shpërndaje

Sot në orët e para të mëngjesit ka vdekur nga një sulm në zemër vëllai dhe nëna e dëshmorit Imer Alushani, nga fshati Komoran i komunës së Drenasit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit: “Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulm në zemër Miradia, së bashku me djalin, Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.

Mediat kosovare raportojnë se, Miradia ka vdekur kur ka mësuar për vdekjen e të birit, Luanit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë: “Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit, Imer Alushani, Miradies dhe Luanit. Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”

Top Channel