Kurti priti ish ambasadorin Walker: VV, ‘qeveria do të bëhet shpejt’

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar për takimin që kanë pasur me William Walker ish ambasador i OSBE në Kosovë.Sipas tyre në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe krijimin e shpejt të institucioneve të reja.

Ky është njoftimi i plotë:

“Sot, Kryetari Albin Kurti së bashku me Nënkryetarin e Lëvizjes Besnik Bislimin priti në takim ambasadorin e mirënjohur, mikun e Kosovës, z. William Walker.Në prag të përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, u diskutua për rëndësinë e historisë në politikë, për përpjekjet nga Serbia për të mohuar krimet dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe zhdëmtimi për viktimat.Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.
Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më parë”.