Ky është kandidati i ri për Ministër i Punëve të Brendshme. LSDM-ja jep dritë jeshile

Shpërndaje

VMRO-DPMNE ka propozuar Naqe Çulev, i punësuar në Agjencinë për zbulim, si propozim i ri për njeri të parë të MPB-së, shkruan SHENJA. Sipas tyre, Naqe Çulev ka një biografi të pasur në sferën e sigurisë dhe çështjeve të MPB-së.

Çulev punon në Agjencinë për zbulim ndërsa ka diplomuar në kriminalistikë. Ka të përfunduar trajnime në Britani të Madhe, Gjermani, Bullgari dhe vende tjera evropiane. Mbetet të shihet nëse ky propozim do të kalojë dhe do të jetë i pranuar nga LSDM. Nëse po, atëherë nesër pritet të formohet qeveria e re teknike.

*****

LSDM ka pranuar propozimin e VMRO-DPMNE-së, që Naqe Çulev të jetë ministër i ri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike. “Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike e cila duhet ti realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, kanë bërë të ditur nga LSDM-ja. Qeveria teknike duhet të votohet deri nesër para mesnatës. Para kësaj, Zoran Zaev duet të jep dorëheqje nga posti i kryeministrit.