Maskë me oriz dhe mente për një lëkurë të pastër e të ushqyer

Shpërndaje

Përbërës të thjeshtë dhe natyralë që ju ndihmojnë të keni një fytyrë të pastër e të ushqyer në kushte shtëpie. Kjo maskë ka veti shumë interesante për lëkurën tonë dhe përgatitet për 5 minuta (+25 minuta zierja e orizit).

Përbërësit:

30 gr oriz

200 ml ujë

5 degëza menteje

Përgatitja:

Vendosni orizin në një tenxhere dhe mbulojeni me ujë.

Vendoseni të ziejë, shtoni  gjethet e mentes dhe vendosini të ziehen ngadalë duke i përzier herë pas here.

Në fund, kalojeni masën në një frulator dhe frulojeni derisa të përftoni një krem homogjen.

Lëreni të ftohet para se ta përdorni.

Si ta aplikoni maskën me oriz dhe mente:

Përhapeni në fytyrë duke lënë jashtë zonën e syve dhe gojën.

Lëreni të veprojë për 10 minuta dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm të ngrohtë.