Mehmeti: A foli dikush për kr.imet e gjen.ocidit mbi shqiptarët?

Shpërndaje

A foli dikush për kr*imet dhe gjen*ocidin e ish-regjimit komunist në Maqedoni dhe të periudhës së tranzicionit demokratik mbi shqiptarët?!

Shkruan: Abdulla Mehmeti

A janë të vetëdijshëm drejtuesit e partive politike të shqiptarëve se, vr*asja dhe bur*gosja në masë e pjesëtarëve të një populli nga pushteti përmes proceseve të montuara politike, si dhe shpërngulja në masë e pjesëtarëve të atij populli me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike të popullsisë në atë shtet përbëjnë kr*im të organizuar dhe gjen*ocid, ndërsa pjesëmarrësit në atë pushtet cilësohen bashkëfajtorë në ato kr*ime, sipas të drejtës ndërkombëtare?!

A e kupton dikush pse liderët e partive të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, më tepër takohen me ambasadorët e shteteve të tjera në Shkup, se sa me qytetarët shqiptarë vendës, përkrahësit dhe votuesit e tyre? Fotografitë nga këto takime me ambasadorë të jashtëm i vërshojnë përditë mediet në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera. Pse këta liderë nuk i publikojnë fotografitë nga takimet e fshehta të tyre me bosat e nëntokës kr*iminale, me agjentë të shërbimeve të huaja sekrete, me drejtuesit e fondeve të zeza të agjenturave të huaja dhe të fondacioneve që i financojnë dhe i mbajnë në pushtet këta politikanë, me para të pista dhe për qëllime edhe më të pista?!

Ndër kr*imet e klasifikuara si gjen*ocid bën pjesë edhe:
“Shkaktimi i qëllimshëm i kushteve jetësore, që sjellin shkatërrim të pjesshëm apo të plotë fizik të një grupi kombëtar, etnik, racor, ose religjioz.”

Pse largohen në masë shqiptarët nga trojet e veta etnike, sidomos nga Maqedonia? Nga kushtet e mira që u ka siguruar pushteti dhe partitë politike të tyre, apo nga varfëria e skajshme, shkatërrimi i ekonomisë, korrupsioni dhe kr*imi i organizuar, papunësi dhe pasiguria që ua kanë imponuar shqiptarëve, përmes strategjisë dhe planeve armiqësore që i zbotojnë këta faktorë mbi shqiptarët?!

Shpërngulja në masë e një popullsie për mungesë të kushteve për mbijetesë (të shkaktuara me qëllim) përbën kr*im gjen*ocidi!

(12 janar 2020)

Poshtëshënim:

“Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Kr*imit të Gjen*ocidit u ratifikua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar më 9 dhjetor, 1948, dhe hyri në fuqi më 12 janar, 1951. Ajo përmban një definicion të pranuar ndërkombëtarisht, i cili u përfshi në legjislacionin kri*minal kombëtar të shumë vendeve, si dhe u pranua nga Statuti i Romës i Gjyqit Penal Ndërkombëtar, traktati që themeloj Gjyqin Kr*iminal Ndërkombëtar. Konventa (në nenin 2) definon gjen*ocidin si “cilin do nga veprat në vazhdim kryer me qëllim të shkatërrimit tërësisht ose pjesërisht të një grup kombëtar, etnik, racor, ose religjioz: si:
(a) Vrasjen e anëtarëve të grupit;
(b) Lëndim serioz trupor apo mental të anëtarëve të grupit;
(c) Shkaktim të qëllimshëm të kushteve jetësore llogaritur të sjellin shkatërrim të pjesshëm apo të plotë fizik;
(d) Marrja e masave për të ndaluar lindjet brenda grupit;
(e) Transferimi me dhunë i fëmijëve nga një grup në tjetrin. etj.”