Ministri i Qeverisë Kurti, Reka: Pa Thaçin nuk do të zhvillohej asnjë proces politik në Kosovë

Shpërndaje

Blerim Reka tashmë është propozuar nga Albin Kurti për të udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Reka, i cili kishte shërbyer më parë si ambasador i Maqedonisë në Bruksel kohën e fundit është afruar me Kurtin, të cilin e kishte mbështetur edhe gjatë fushatës së fundit, duke e lartësuar Kurtin si liderin më të madh në Kosovë.

Por, profesori Reka vetëm pesë vjet më parë elegji të njëjta i kishte thurur edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në një eveniment të Universitetit të Evropës Juglindore në Shkup, profesori Blerim Reka, i nominuar nga Kurti për të udhëhequr me MPJ-në, kishte thënë se pa Thaçin nuk do të zhvillohej asnjë proces në Kosovë.

“Faktor pa të cilin sot nuk zhvillohet asnjë proces politik në Kosovë”, kishte thënë Reka.