Nënkryetarja e Kuvendit pas vendimit për rastin Pronto: Të krijohet sa më shpejtë qeveria

Shpërndaje

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për rastin e njohur si Pronto, duke thënë se kjo e dëshmon edhe njëherë se shteti i Kosovës është i kapur.Nagavci ka shkruar në Facebook se institucionet më të rëndësishme të vendit janë vënë në shërbim të një grushti kriminelësh e abuzuesish.Ajo ka kërkuar që sa më shpejtë të formohet qeveria e re.“Andaj sot, më shumë se asnjëherë më parë është koha që besimin që na e dhanë qytetarët për themelimin e Qeverisë së re, ta kthejmë në veprim e punë për çkapje të institucioneve, për rend e ligj. Shteti i së drejtës në luftë kundër krimit të organizuar ishte premtim i joni elektoral dhe është angazhim deri në jetësim. Kemi obligim që të ideojmë dhe zbatojmë procesin e përgjithshëm të vettingut për prokurorinë, gjykatat, drejtuesit e lartë të Policisë dhe Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës si dhe hartimin e zbatimin e Ligjit Antimafia, ku barra e provës për pasurinë e pajustifikueshme bie mbi zyrtarin e personin e hetuar”, ka shkruar e njejta.Nagavci thotë se kalkulimet partiake duhet të jenë të parëndësishme përballë nevojës së qytetarëve për një të ardhme ndryshe.“Sot prioritet duhet të jetë formimi i Qeverisë së Re, të gjitha ate që besojmë se kanë të njejtin synim duhet të gjejnë rrugën për të ecur bashkë përpara”, ka shkruar nënkryetarja e Kuvendit.