Omer Ajdini: Kyçja e rinisë në politikë sot është bërë domosdoshmëri

Shpërndaje

Rinia shqiptare sot e ka shansin historik për tu bashkuar dhe për tu liruar nga nënshtrimi, nga shtypja ,nga presioni dhe nga mungesa e perspektivës.

Unë si një rinistë, kam marrë mbi supe një mision që të aktivizojmë rininë tonë të bëhet pjesë e politikbërjes dhe të marrë pjesë në vendimmarrje.

Unë ju siguroj një gjë, tek Aleanca për Shqiptarët do të gjeni një partner shumë serioz, këtu do gjeni besimin dhe dashurinë vëllazërore.

Na ka rënë për hise që të jemi ne ajo gjenerata që do sjellim ndryshimin në shoqërinë shqiptare këtu në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Ju bëj apel çdo të riu e të reje shqiptare që të angazhohet në politikë, të bëhet pjesë aktive dhe bashkërisht të marrim dhe të ndajmë përgjegjësinë për ndryshimin që do të vijë më 12 prill.

Qëllimi jonë është të sjellim paqe, qetësi, mirëqenie dhe perspektivë për ata vëllezër e motra tona që për çdo ditë po ikin nga vendlindja e tyre..

Ne duam të kthejmë shpresën se edhe këtu mund të ndërtojmë jetën dhe perspektivën tonë të përbashkët.