Pasi ia pr.enë hundën, tifozët shkatërrojnë tërësisht statujën e Zlatan Ibrahimovic (Foto)

Shpërndaje

Statuja e Zlatan Ibrahimovic është shkatërruar plotësisht, pasi i është pr*erë njëra këmbë dhe është hedhur gati në tokë.

Tifozët e Malmos nuk do të jenë të qetë, derisa ajo statujë të zhduket nga stadiumi i tyre.

Arsye kryesore për reagimin e tyre është informata që Zlatan Ibrahimoviçi është bërë aksioner në klubin e Hamarbit, rivali më i urryer i Malmos.

Diçka e tillë u quajt hapur një tradhti nga tifozët e Malmos dhe këta të fundit kanë sulmuar dy herë statujën e sulmuesit, teksa me 22 dhjetor i pr*enë edhe hundën.

Sidoqoftë, përpjekjet e tifozëve nuk janë ndalur aty. Dhe se fundit, statuja është sulmuar përsëri dhe këtë herë misioni ka shkuar deri në fund.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë dhe nëse do të ndalen tifozët e Malmos.