Përfundon takimi 3 orësh Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje!

Shpërndaje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dalë nga Kuvendi aty ku për tre orë është takuar me të parin e LV-së, Albin Kurtin, shkruan Gazeta Express.

Para mediave, shkurtimisht, Mustafa e ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion.

Ai ka shtuar se nuk kanë qenë të hidhëruar me Kurtin,e se do të takohen nesër.

“Sjemi kanë idhnushëm me Albin Kurtin, kemi me u taku nesër”, ka thënë Mustafa shkurtimisht.

Gjithashtu zëdhënësi për media i LDK-së Besian Mustafa ka deklaruar se janë dakorduar për tu takuar sërish nesër, por pa dhënë më shumë detaje se çfarë është biseduar në takim.

“Jemi dakorduar që të ketë dhe nesër një takim, për orën e saktë ju njoftojmë nesër paradite” ka thënë shkurt Mustafa,