Politikanët nuk mund të bëhen asnjeher prind të medhej te popullit

Shpërndaje

Shkruan: Ejup Berisha

A e keni dëgjuar fjalën birë ose bijë u bëfshi të mëdhej kjo nuk nënkupton vetëm se rritjen me gjatësi por edhe me poste, Këto pra janë dëshira që nuk ndalen kurrë së shprehuri nga ana e prindërve të fëmijëve. Përveq fëmijëve në raste shumë të rralla dhe të vecanta edhe disa prind mund të bëhen njerëz të mëdhej prandaj i quajnë nënë apo dhe baba i madh. Gjithashtu në realitet disa njerëz vërtetë jo vetëmse mund të quhen por të njëjtët edhe mund të bëhen njerëz të mëdhej në jetë e disa të tjerë mund të ngelin përher njerëz të vegjël dhe atë gjatë tërë jetës. Ka Baba të madh dhe nënë të madhe por të tillë nuk mund të bëhen gjithkush në këtë botë e aq më pak ata që këto tituj ia përshkruajnë vetë vetëvetes. Për tu bërë Nënë dhe Baba i madh njerëzit duhet të dëshmohen shumë ndërsa dëshmitë nuk mund ti vërtetosh vetèmse nga ana fjalëve por edhe me plot veprime dhe me vepra të qëlluara dhe pozitive. Pra Baba dhe nënë e madhe nuk mund të bëhesh vetëm pse ke shprehur dëshirë të kotë si individ por për këtë gjë duhet krijuar rrethanat objektive dhe reale. Për të qenë Nënë e madhe apo dhe Baba i madh duhet plotësuar disa kushte kryesore dhe të veqanta kështu nën 1.Duhesh të jeshë I sincertë 2. duhet të jeshë i moralshëm,3. i drejtë, 4. duhet të mos gënjeshè 5.të mos mashtroshë 6.të mos shantazhosh, 7. të mos jeshë përjashtues apo dhe 8. Respektin dhe dashurinë duhet falur apo shtrirë në mënyrë të barabartë ndaj të gjithë personave anëtar të familjes. Dhe nëse kihen parasyshë kushtet e lartpërmendura këto karakteristika apo dhe virtyte nuk i ka asnjë politikan shqiptar në RMV prandaj asnjëri prej këtyre nuk mund të quhet as nënë e as baba i madh.Pramdaj A.A, M.Th,V.M kot shpresoni ta merrni këtë titull. Nga ana tjetër Z.S, A.G apo dhe B.K ndoshta po por këta i pret shumë angazhim shumë i gjatë dhe punë tepër e madhe në politikë..Psh A.A-në mund ta llogarisin si prind shumë të madh dhe tepër të dashur vetëmse Musa Xhaferi, Sadulla Duraku, Bujar Osmani, Nevzat Bejta,Teuta Arifi, Artan Grubi,Ejup Halimi apo dhe disa qindra funkcionar të tjerë të BDi-së të cilët nga askushi ky A.A i bëri për disa vite me radhë me poste dhe me përfitime shumë të larta dhe të majme të cilët po të mos ishte po i njëjti kryetar i subjektit politik BDI këta as bujq e as blegtor nuk do të mund të bëheshin në këtë shtetin tonë të quajtur her R.M e herë RMV..